
Një sherr i nisur mes dy familjeve, ka përfunduar me dy të plagosur në Dibër, ku ndërhyrja e policisë pas njoftimit nga banorë të zonës, parandaloi përshkallëzimin e konflitktit.
Në fshatin Limjan, mbrëmjen e së martës, janë konfliktuar për motive pronësie fillimisht shtetasit I. Gj., 29 vjeç e A. Rr., 20 vjeç dhe më pas janë përfshirë në konflikt edhe prindërit e tyre.
Si pasojë e këtij konflikti kanë marrë dëmtime shtetasit D. Rr. dhe I. Gj., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i M. Gj., 56 vjeç dhe D. Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Limjan, Dibër.
Gjithashtu është shpallur në kërkim policor shtetasi A. Rr., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Dhunim i banesës”.
Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet ndaj të dyshuarve iu referuan Prokurorisë së Dibrës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





