Transmetuar më 06-05-2020, 09:15

Muaji prill i këtij viti ishte më i nxehti i të gjitha kohërave në botë, njëlloj me precedentin e mëparshëm të regjistruar në vitin 2016.

Temperatura mesatare në botë është regjistruar 0.7 gradë më e lartë, krahasim i nisur q Muaji prill ishte më i ngrohti i të gjitha kohërave

nga viti 1821.

Në Europë, temperaturat u regjistruan ndjeshëm mbi mesataren, ashtu si në disa vende perëndimore, ndërsa në verilindje janë regjistruar temperatura më të ulëta.

Është kjo ajo që raporton Copernicus climate change service (C3S), i cili saktëson se temperaturat janë shënuar më të larta se mesataren në Siberi, në Groenlandë, Antarktidë, Alaskë dhe oqeanin Arktik.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Meksikë, një pjesë të Afrikës dhe Australinë perëndimore.

Ndërkohë temperaturat mesatare, janë regjistruar më të ulëta në Kanada dhe në disa zona të Azisë, ku temperaturat kanë qenë më të freskëta se zakonisht. /a.y/noa.al