
NJU JORK, 6 MAJ 2020, 02:40 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 24 orët e fundit 2.335 njerëz të vdekur pas infektimit nga koronavirusi. Për më tepër, shifrat mund të rriten edhe më shumë pasi nuk ka përfunduar raportimi i të gjitha shteteve.
Ky numër shqetësues është gati dy herë më i lartë se një ditë më parë kur ishin 1.324 të vdekur. Shifrat e sotme janë të ngjashme me ato të prillit kur për dy javë u regjistruan çdo ditë mbi 2 mijë të vdekur.
Numri në rritje i vdekjeve vjen ndërsa Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave paralajmëroi se në vijim numri i përditshëm i të vdekurve pritet të jetë 3 mijë, shifër që Trampi u përpoq ta hedhë poshtë.
Me afro 25 mijë të infektuarit e rinj të 24 orëve të fundit, ka shkuar në 1,237,466 numri total i të prekurve.
Deri tani kanë humbur jetën 72.256 njerëz kurse 16.179 të tjerë janë në gjendje kritike.
Vetëm në Nju Jork kanë vdekur mbi 25 mijë njerëz ndërsa janë më shumë se 330 mijë të infektuar. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





