Transmetuar më 05-05-2020, 23:47

Prindërit e një tetë vjeçari kanë kapur momentin tmerrues kur djali i tyre përfundoi në spital pas një arresti kardiak.

Jayden Hardowar ishte ankuar për ethe dhe diarre vetëm pesë ditë para se zemra e tij të dështonte dhe ai ishte vendosur në një ventilator në një qendër mjekësore në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por një mjek nuk u shqetësua për simptomat, nëna e tij Navita, dhe babai Roup, pohojnë se ata i dhanë thjesht një ilaç për të ulur temperaturën.

Sidoqoftë, fëmija mbeti krejtësisht i dobët dhe më 29 prill prindërit u frikësuan pasi e vunë re kokën dhe duart ishin shtrembëruar në pozicione alarmante.

“E dëgjova duke thirrur; mama. Jayden ka një zë të fortë kur i bën thirrje mamit, por kësaj here zëri i tij ishte shumë i ulët”, tha Navita.

“Ai zë më tërhoqi vëmendjen”.

“pASHë shpejt fytyrën e tij dhe buzët e tij ishin të nxira në atë moment, kështu që menjëherë e kuptova se diçka nuk ishte në rregull”. Nëna tha se ai nuk u përgjigj kur ajo e thirri.