Transmetuar më 05-05-2020, 22:08

Shuhet në moshën 76-vjeçare, ish-zv/presidenti i Real Madridit, Amador Suarez Villa.

Ai ndërroi jetë sot për shkak të koronavirusit.

Amador Suarez Villa ishte ish-zv/presidenti i Real Madridit gjatë “pushtetit” të Roman Calderon, gjatë periudhës 2006-2009.

Ai qendroi 40 ditë në spital por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot virusit vrasës.

Amador Suarez, i cili e fitoi çmimin për sipërmarrësin e vitit më 2003, ishte pronar i një kompanie për kapjen dhe reklamimin e produkteve të peshkut në gjithë botën.

Flota e tij i kishte 27 barka, gjë që flet për kompaninë që e drejtonte ish-anëtari i Real Madridit./noa.al/