Transmetuar më 05-05-2020, 21:47

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur në Vlorë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë një karburanti.
Një i mitur i moshës 8-vjeçare, është aksidentuar nga një automjet që më pas ka ikur nga vendngjarja.
Fatmirësisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





