Transmetuar më 05-05-2020, 21:08

Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur në Ksamil.

Sherri mes 2 familjesh ka ndodhur sot dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se ata janë konfliktuar për motive pronësie dhe anëtarët e dy familjeve kanë përdorur thika e mjete të forta duke goditur njeri-tjetrin.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH-së.

Mësohet se 2 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, ndërsa tre të tjerë po marrin mjekim në spital.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd