
Maturantët janë të paqartë se si do të operohet me provimet e tyre. Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka dhënë sqarime për këtë çëshjte, dhe më konkretisht në lidhje me strukturën e testit.
“Testi i Maturës Shtetërore 2020 do të bazohet vetëm në pyetje me alternativa. Kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë dhe në total, numri i pyetjeve do të jetë 60.
Është llogaritur që pyetjeve me alternativa u duhet më pak kohë se sa pyetjeve me zhvillim. Prandaj, ka një kohëzgjatje deri në 2 orë dhe jo 2 orë e gjysmë. Janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe. Dhe i gjithë testi do të bazohet vetëm në pyetje ku nxënësit do ta përzgjedhin përgjigjen. Pra, nuk do ta shkruajnë atë. Koha është e mjaftueshme”, shprehet Vrapi ndërsa nënvizon se “Nga përvoja që ka QSHA dhe pilotimi që është bërë, gjykohet se të gjitha pyetjet janë të realizueshme brenda këtij orari, pra brenda 2-orëshit”, sqaroi ajo në një video-mesazh.
Vrapi u ndal edhe te struktura e pyetjeve.
“Patjetër që ka pyetje që duan më pak kohë se sa 1 minutë, sikurse ka edhe pyetje që mund të duan 1-2 minuta”, theksoi ajo. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





