
Arrestohet bashkëpunëtori i plagosjes së prokurorit Arjan Ndoji, dhe vrasjes së një personi. Ai është Ariol Halilaj, 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.
Për këtë person, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese".
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin, sqaron policia.
Më herët, është arrestuart njëri prej autorëve kryesorë të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi R. Rr., 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë.
Ngjarja në fjalë ndodhi në 1 nëntor të vitit të kaluar, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, shtetasi A. N., 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shtetasi A. L. dhe shtetasi A. M., i cili më pas ndërroi jetë në spital. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





