Transmetuar më 05-05-2020, 17:12

Prej disa javësh, Partia Demokratike denoncon atë që e quan tender sekret për ushqimet, i cili u realizua nga Ministria e Mbrojtjes.

Së fundmi, Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka marrë në pyetje tre anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Në pyetje janë marrë Ylli Ymerin, Dafina Meçan dhe Adriatik Dapajn.

Hetimi ka në fokusin tenderin e ushqimeve që u dha në muajin mars.

Ky tender u fitua nga një kompani nga Maqedonia e Veriut, për të cilën PD akuzon se është një aferë e pastër korruptive.

Sipas opozitës, kompania fituese nuk ishte e certifikuar për shitje të produkteve ushqimore. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd