
Një hap i rëndësishëm drejt një terapie kundër koronavirusit. Një grup studiuesish izraelit kanë arritur që të izolojnë një antitrup, i cili mund të jetë çelësi i kurimit të Covid-19.
Bëhet fjalë për antitrupin monoqelizor të neutralizuar, i cili është zhvilluar në laborator dhe që mund të jetë në gjendje që të neutralizojë virusin.
Jo vetëm që po procedohet me prodhimin e vaksinës në këto javë, por në këtë formë është në kërkim edhe kura efikase për të përballuar emergjencën botërore në pritje të saj.
Sipas ekspertëve, ajo që ka ndodhur në laboratorin izraelit, është një progres shumë i rëndësishëm, pasi në sajë të këtij zbulimi, shkencëtarët mund të jenë në gjendje që të gjejnë antidotin.
Drejtori i institutit ku u bë zbulimi, Shmuel Shapira, deklaroi se “Formula e antitrupit do të certifikohet shumë shpejtë dhe më pas do të punohet për prodhimin në shkallë botërore, në mënyrë që të mundësohet kurimi për të gjithë”.
Nga ana e tij ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennet, deklaroi se ky është një ha shumë i madh dhe në javët në vijim do të dilet me një kurë konkrete për të mposhtur virusin. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





