Transmetuar më 05-05-2020, 12:37

Nis ditën e sotme shembja e 18 pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shijak.

Aksioni është inspektuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, dhe kryebashkiaku Elton Arbana.

Pikërisht në Shijak, është parashikuar ndërtimi i lagjeve të reja, ku do të vendosen banorët të cilët humbën shtëpitë nga tërmeti.

Banesat e planifikuara për shembje ishin klasifikuar me rrezikshmëri të lartë dhe banorët i kishin liruar.

Për shkak të afërsisë së tyre dhe me objekte të tjera, shembja po bëhet me fadroma. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd