Transmetuar më 05-05-2020, 11:37

Shifra të frikshme vijnë nga Rusia, ku infektimet e reja me koronavirus kanë shënuar një rritje të ndjeshme.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 10.102 persona të tjerë të prekur nga Covid-19.
Rusia po vijon prej ditësh me shifra të frikshme, ku të hënën u raportuan 10.581 raste të reja dhe të dielën 10.633, kur u shënua edhe numri më i lartë i rasteve qysh nga nisja e pandemisë.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 95 persona, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 1.451.
Ndërkohë numri total i të infektuarve qysh nga nisja e pandemisë ka shkuar në 155.370. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





