Transmetuar më 05-05-2020, 11:04

Shtohen 17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri nga 270 testime të kryera në 24 orët e fundit, duke shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve në raport me një ditë më parë kur u shënuan 8 raste.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se 11 janë kontakte të mëparshme, ndërsa për 6 të tjerë vijon hetimi epidemiologjik.

Prej rasteve të konfirmuara në orët e fundit 9 janë në Tiranë, 5 në Krujë dhe në Kamëz 3 raste, vatër familjare.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.

Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot janë 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Ftohen qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e COVID-19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.

Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID-19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 99; Krujë 81; Shkodër 15; Kurbin 9; Elbasan 3; Kamëz 3; Kukës 2; Mirditë 2; Berat 2; Durrës 1 dhe Korçë 1. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd