Transmetuar më 05-05-2020, 10:00
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është kapur nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë pasdites së të hënës, uniformat blu kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi Denis Hysaj, 37 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Vlorë.

37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin e datës 16 nëntor 2018, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd