Transmetuar më 04-05-2020, 23:19

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo nuk ka arritur të zbarkojë ende në Torino dhe të bashkohet me bashkëlojtarët e tij te Juventusi.

Arsyeja e kësaj është se avioni i tij privat, Gulfstream G200, nuk arriti të marrë leje për të fluturuar nga Madridi në Madeira dhe më pas në Itali.

Vlen të përmendet se portugezi harxhoi 23 milionë euro për ta blerë atë në vitin 2015.

Bordi i këtij avioni është tejet i bukur dhe luksoz, me ngjyra të lehta dhe i izoluar nga zhurma.

Ky avion ka një hapësirë të mjaftueshme për tetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Për të shuar kureshtjen, ju mund të shihni fotot.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd