Transmetuar më 04-05-2020, 21:32

Renato Mekolli ishte në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar, teksa drejtonte emisionin e ndjekur në Top Channel, “Hell’s Kitchen”.

Shefi i njohur i kuzhinës ka deklaruar në një koment në rrjete sociale, se nuk ka më “Hell’s Kitchen” dhe se ai do të largohet shumë shpejt nga Shqipëria.

Megjithatë moderatori ka thënë se ndoshta mund të rikthehet, me ndonjë shef tjetër.

Teksa ka bërë një postim në rrjete sociale, ku kujton me nostalgji pjesë të veçanta nga episodet në emisionin e sfidës në gatim, një ndjekëse e ka pyetur për sezonin e ri:

“Kur fillon sezoni i ri? “Nuk ka më “Hell’s Kitchen. Unë largohem nga Shqipëria. Mbase me ndonjë shef tjetër, po”,– i është përgjigjur ndjekëses Renato Mekolli.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd