Transmetuar më 04-05-2020, 20:57

Raportet e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë konfirmojnë faktin se kurba e të prekurve me koronavirus është duke u ulur.

Kjo ka ndikuar në lehtësimin e disa masave që u morën në këto javë të epidemisë.

Tirana sot ngjante me një ditë normale, ku trafiku u rikthye sërish si zakonisht.

Edhe qytetarët ishin të shumtë në numër.

Edhe pse me maska dhe doreza, ajo që u vu re ishte fakti se nuk u respektua distance prej të paktën 1 metër. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd