Transmetuar më 04-05-2020, 20:29

Shumë gjëra kanë ndryshuar, dhe shumë do të ndryshojnë pasi pandemia e koronavirusit të kalojë.

Një seksolog italian jep këshilla të vlefshme, ku një ndër to sipas tij është shmangia e puthjeve me gjuhë.

Francisco Cabello, gjatë një interviste për gazetën “La Vanguardia”, shprehet se ai ka përpiluar një material të sjelljeve të lejueshme gjatë fazës 2 dhe atyre të palejueshme.

Drejtori i Institutit të Seksologjisë Andaluziane thotë se puthjet tejet pasionante me gjuhë, duhet të shmangen me çdo kusht.

Do të ketë disa lëshime të vogla për çifte që kanë jetuar nën të njëjtën çati gjatë bllokimit, por nuk do të përjashtohen disa masa paraprake të caktuara, siç është përdorimi i prezervativëve, një higjenë mbi normale dhe ndalimi i marrëshënieve orale.

Cabello thekson se kohët e fundit gjurmët e koronavirusi janë gjetur edhe në testikujt e burrave dhe në lëngun vaginal të grave, duke përmendur një studim të publikuar më 16 prill në revistën Clinical Infectious. /k.k/noa.al/