Transmetuar më 04-05-2020, 19:08

Shkaktoi valë reagimesh lajmi për “vdekjen” e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Duket se diçka e tillë ka qenë e inskenuar për një arsye të vetme: për të zbuluar tradhtarët e tij të brendshëm.

Pasi u zhduk nga jeta publike për 20 ditë, diktatori u shfaq në fundjavë në përurimin e një fabrike fertilizuesish.

Spekulimet mbi shëndetin e 36-vjeçarit ishin të shumta, ndërsa të gjitha silleshin rreth dyshimit të fortë se ai kishte vdekur.

Gazetari austrialian James Morrou thotë se inskenimi i vdekjes së diktatorit ishte një provë për të parë sesi do të reagonte elita e Phenianit.

Ai shton se kjo do të zbulonte “tradhtarët” mes rrethit të tij, një lëvizje që e gjejmë të gatshme në manualin e udhëheqjes së Joseph Stalin.

Një numër zëvendësimesh të mundshme përmendeshin në rast vdekjeje të Kim, duke përfshirë dhe motrën e tij Kim Yo-jong.

Tashmë James parashikon se Kim do të ashpërsojë më shumë dorën e tij kundër disidentëve.

“Besoj se shumë shpejt do të ketë spastrime në Korenë e Veriut,” shton ai. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd