Transmetuar më 04-05-2020, 18:07

Prej ditësh në Itali po vihet re ulje e numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 195 viktima, shumë herë më pak nga ditët e kaluara.

Po ashtu, janë konfirmuar me virus 1 mijë e 221 pacientë të rinj.

Sa i përket numrit të të shëruarve, ata janë 1 mijë e 225 të tillë.

Nisur nga kjo situatë, edhe në Itali nisi sot zbatimi i masave lehtësuese, ku qytetarët iu rikthyen vendeve të punës. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd