Transmetuar më 04-05-2020, 16:50
Foto ilustrues

Një bombol gazi ka shpërthyer në fshatin Ura e Shtrenjtë, në njësinë administrative Postribë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku për pasojë është plagosur edhe një person.

Bëhet me dije se personi i lënduar është 52-vjeçari me inicialet S.F.

Ky i fundit është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, pas ndihmës së parë në spitalin e zonës.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd