Transmetuar më 04-05-2020, 11:22


“Për vaksinën e koronavirusit mund të duhen vite para se të jetë gati për përdorim të gjerë, siç kemi parë me vaksina të tjera”.
Janë këto fjalët e ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, duke folur për Ard, mbrëmjen e së dielës.
Spahn foli për të dhëna premtuese gjatë fazave eksperimentale, por rezultati afatgjatë kërkon kohë.
“Do të isha i lumtur nëse vaksina do arrihej që të prodhohej brenda pak muajsh, por mund të duhen vite”, tha ai.
Aktualisht në Gjermani numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 6.886, ndërsa i të infektuarve në 165.664. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





