






Qeveria britanike kishte një plan në fuqi në rast se kryeministri Boris Johnson do të vdiste nga koronavirusi i ri (COVID-19). Pohimin e ka bërë vetë kryeministri britanik.
Duke folur për "The Sun" të dielën, Johnson tha se gjatë qëndrimit të tij dyjavor në spital muajin e kaluar, mjekët e tij kishin filluar të mendojnë se si të lajmërojnë për vdekjen e tij të mundshme.
"Ishte një moment i vështirë, nuk do ta mohoj. Ata kishin një strategji për ta menaxhuar ‘skenarin e vdekjes së llojit të Stalinit'", tha Johnson.
Johnson deklaroi se mjekët ishin koordinuar nëse gjërat do të shkonin keq, pasi disa nga shenjat e tij të jetës nuk ishin pozitive.
"Ata më dhanë një maskë për fytyrën, kështu që unë mora litra të tëra oksigjeni dhe për një kohë të gjatë i kisha ato dhe pajisjet e vogla të hundës", tha Johnson.
Johnson theksoi se nuk ishte në gjendje të mirë në çështjen e jetës a vdekjes së tij dhe, siç tha, ka vazhduar ta pyesë veten se "Si do të shpëtoj nga kjo?"
"Ishte e vështirë të besoje që vetëm në pak ditë shëndeti im ishte përkeqësuar në këtë masë", tha kryeministri britanik.
"Mbaj mend se u ndjeva i irrituar. Nuk mund ta kuptoja pse nuk po bëhesha më mirë", shtoi ai.
Ai tha se gjërat u bënë edhe më të vështira kur erdhi një moment 50-50, nëse do të duhej të vinin një tub poshtë laringut.
Johnson u diagnostikua me virusin më 27 mars dhe pasi simptomat u përkeqësuan, u dërgua në spital më 5 prill dhe një ditë më pas u vendos në kujdes intensiv.
Pasi u lirua nga kujdesi intensiv më 9 prill, ai u largua nga spitali më 12 prill.
Shërimi i tij zgjati një muaj dhe ai u kthye në detyrë më 27 prill.
"Unë ia dola në sajë të kujdesit mjekësor jashtëzakonisht të mrekullueshëm. Ata vërtet e bënë këtë, bënë një ndryshim të madh", tha Johnson.
Më herët, e fejuara e kryeministrit, Carrie Symonds, njoftoi se e kanë emëruar djalin e tyre të lindur disa ditë pas lirimit të Johnson nga spitali me emrin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, që i dedikohet gjyshërve të tij dhe dy mjekëve që e kanë trajtuar kryeministrin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





