Transmetuar më 03-05-2020, 21:35

Këto pamje janë filmuar mbrëmjen e djeshme. Siç mund ta shikojë secili prej jush, një vajzë është afruar pranë makinës së Policisë së Shtetit.

Brenda saj qëndron një djalë, që detyrimisht është punonjës i policisë, duke bërë skena erotike.

Ai shihet teksa e prek me dorë, por po ashtu edhe komunikojnë me njëri-tjetrin.

Për ata që pyesin se “ç’të keqe ka”, ju themi se absolutisht nuk ka asgjë, pasi në fund të fundit çdo person është i lirë të shprehë ndjenjat e tij kudo.

Por skandali qëndron se gjithçka ndodh në një makinë policore që përdoret nga shteti shqiptar për të ruajtur rendin dhe sigurinë. /k.k/noa.al/

Shikoni videon

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd