Transmetuar më 03-05-2020, 20:40

Që nga nisja e epidemisë dhe deri tani, në vendin tonë numërohen gati 800 persona të prekur nga COVID-19.
Nga këta 67% rezultojnë të shëruar sipas të dhënave që bën publike Ministria e Shëndetësisë.
Rasti më i fundi është ai i një 77-vjeçareje nga Fushë-Kruja. Nëna Hike ka lënë sot ambientet e Spitalit Infektiv (spitali COVID 1) dhe është rikthyer pranë familjes së saj.
Pikërisht Kruja dhe Fushë-Kruja ku banon e moshuara janë pjesë e rajonit më të prekur aktualisht nga koronavirusi. Shkak për këtë janë bërë infektimet në fasoneri.
https://www.facebook.com/168952600227465/posts/944314009357983/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





