Transmetuar më 03-05-2020, 20:31

Aroma e pakëndshme nga këpucët apo atletet është një problem jo vetëm për për atë që e ka por edhe për të tjerët. Kombinimi i djersës dhe i vapës në një zonë të vogël është i përsosur për zhvillimin e  baktereve.

Për t’i pastruar atletet tuaja dhe për t’i eliminuar aromat e pakëndshme, provoni këtë metodë të thjeshtë. Nëse atletet mund t’i lani në rrobalarëse, aktivizoni rrobalarësen në larje të lehtë, të nxehtë me pak detergjent për rroba dhe me një gotë uthull. Mos shtoni zbutës, sepse ai mund t’i shkatërrojë atletet tuaja.

Pasi ta përfundoni larjen, nxirrni në diell që të thahen. Kurrë mos i fusni në makinë tharëse, sepse ngjitësi do të mund të dobësohej dhe atletet do të mund të dëmtohen.

Ekzistojnë edhe disa gjëra që mund të bëni për të mos krijuar erë të pakëndshme në atlete. Mos vishni të njëjtat atlete çdo ditë.

Kur ruani këpucët në fund të sezonit, gjithnjë lajini dhe vendosni në to letër që do të thithë të gjithë lagështinë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd