
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit për t’u bërë thirrje qeverive në gjithë botën që të garantojnë sigurinë e gazetarëve gjatë pandemisë COVID-19.
“Ndërsa pandemia përhapet, ajo ka shkaktuar një pandemi të dytë, atë të keqinformimit, nga këshillat e dëmshme shëndetësore tek teoritë e dëmshme të konspiracionit. Media ofron antidotën ndaj kësaj vale: lajme dhe analiza të verifikuara, shkencore, mbështetur në fakte”, tha Guterres në një videomesazh të dielën.
Sipas tij, “që kur filloi pandemia, shumë gazetarë po bëhen objekt i shtimit të kufizimeve dhe ndëshkimeve, për arsyen e vetme se po bëjnë punën e tyre”.
Kombet e Bashkuara e pranojnë se është e nevojshme që të kufizohet udhëtimi për të luftuar virusin, por tha se masat shtrënguese “nuk duhet të keqpërdoren” që të pengojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre.
Të paktën 55 punonjës të medias në 23 vende kanë vdekur që nga 1 marsi, për shkak të pandemisë, sipas Fushatës për Mbrojtjen e Shtpypit në Gjenevë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





