

Drama që ka sjellë pandemia e koronavirusit do të mbetet gjatë në mendjen e secilit, dhe sidomos atyre që kanë humbur të afërmit e tyre.
Një vajzë 25-vjeçare ka ndërruar jetë në një spital të Londrës, e cila vuante edhe nga sëmundje të tjera.
I dhimbshëm është fakti që prindërit u detyruan që t’i thonë lamtumirë vajzës së tyre me një video-telefonatë, përmes FaceTime, ndërsa ajo ishte shtrirë në një shtrat spitalor.
Vajza e re që vuante edhe nga një dëmtim në veshka, u diagnostikua me Covid-19 vetëm 11 ditë para vdekjes së saj.
“Kaq e vështirë të mos ishim me të dhe t’i thonim se sa shumë e duam. Ishte kaq e vështirë për ta pranuar. Ka shumë familje që kanë jetuar të njëjtën situatë. Lutem për të gjithë, për shëndetin e tyre, për jetën e tyre “, tha Fartuun Ade, motra e Nasro. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





