Transmetuar më 03-05-2020, 18:28

Të shumta janë pikëpyetjet se si erdhi koronavirusi për të prekur thuajse gjithë botën. Teoritë janë nga më të shumtat, ashtu sikundër edhe akuzat nga Amerika.

Shtetet e Bashkuara e kanë tashë bindje faktin se ky virus u përhap nga një laborator në Wuhan të Kinës.

“Ka prova të shumta që koronavirusi vjen nga laboratori i virologjisë së Wuhan”, kë thënë së fundmi Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo.

Ai shtoi se “Kina ka bërë gjithçka mundet për ta mbajtur botën në errësirë”.

Akuzat nuk kanë munguar as nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili ka thënë se do t’i kërkojë Kinës dëmshpërblim. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd