Transmetuar më 03-05-2020, 18:06

Në Itali është regjistruar numri më i ulët i vdekjeve që prej shpërthimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 174 persona si edhe janë konfirmuar pozitivë me virusin 1 mijë e 389 raste.

Edhe numri i të shëruarve është rritur ndjeshëm, me 1 mijë e 740 të tillë. Ndërkaq, në rajonin më të prekur, Lombardi, kanë humbur jetën 24 persona dhe 526 raste rezultojnë pozitivë.

Deri tani në Itali janë marrë dy milionë e 153 mijë e 772 tamponë.

Italia është vendi më i prekur nga Covid-19 në Europë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd