Transmetuar më 03-05-2020, 12:42

Spanja duket se po e rimerr veten nga koronavirusi, ku në 24 orët e fundit janë raportuar vetëm 164 jetë të humbura.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Shëndetësisë në Spanjë, ku thuhet se kjo është shifra më e ulët që nga 18 marsi.

Me rastet e fundit, shkon në 25,264 numri i përgjithshëm i jetëve të humbura nga Covid-19.

Sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus, nga 216,582 që ishte dje, sot ka shkuar në 217,466.

Për herë të parë në gjashtë javët e fundit, ka rënë edhe numri i të shtruarve në spital, ku deri më tani janë shëruar 118,902 persona.

Nesër, Spanja nis qarkullimin e transportit publik, por të gjithë duhet të mbajnë maska dhe duhet të tregojnë kujdes me higjenën personale./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd