
Një 23 vjeçar nga Prizreni i Kosovës, u sulmua për vdekje me thikë dy ditë më parë.
Mediat vendase shkruajnë se i ndjeri Mendim Kurtishi, është vëllai i këngëtarit Tafil Kurtishi.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në rrjetet sociale ku ka bërë edhe një postim të ndjerë.
“Miq shok dashamir, ju njoftoj se sot vllau im Mendim Kurtishi humbi jetën tragjikisht në moshën 23 vjeçare. Allahu të past shpërbly me xhenet vllau im”, ka shkruajtur ai.
Mediat vendase citojnë një dëshmitar nga vendi i ngjarjes, ku kishte rrëfyer për Policinë se fillimisht i ndjeri ishte aksidentuar nga një makinë Golf 3, e bardhë, e më pas është goditur me thikë në gjoks./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





