
Qamile dhe Anxhelo Kapaj, nënë e bir, kanë dalë sot para gjykatës së Fierit në pritje të masës së sigurisë, pasi brenda banesës së tyre, policia dyshohet se zbuloi një laborator për rritjen e kanabisit.
Videoja e mëposhtme tregon momentin ku ata shihen me pranga në duar, ndërsa transportoheshin nga paraburgimi drejt gjykatës.
Qamile dhe Anxhelo Kapaj u ndaluan pasi në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar u gjet një laborator droge dhe u sekuestruan 312 rrënje kanabis sativa.
Në kërkim është ende kryefamiljari Aleksandër Kapaj.
Ajo çfarë i zbuloi familjen Kapaj në aktivitetin e paligjshëm ishte fatura e lartë e energjisë elektrike.
Më poshtë, momenti kur nënë e bir shoqërohen në gjykatë me pranga në duar./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





