Transmetuar më 03-05-2020, 10:21

Gjendet armë dhe municione luftarake në banesën e një personi në Kamzë.

Policia e Kamzës ka arrestuar gjatë ditës së sotme një 36-vjeçar që mbante armë zjarri në banesën e tij në Bathore.

Gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, u gjet arma e zjarrit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Pas kontrollit u arrestua poseduesi i armës, L. M., 36 vjeç, banues në Bathore.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd