Transmetuar më 03-05-2020, 08:57

Po të ishte gjallë Gianna Bryant, ditën e djeshme do të festonte 14 vjetorin e lindjes.

Gianna dhe ikona e basketbollit Kobe Bryant ndërruan jetë pas një aksidenti me helikopter, në muajin janar të këtij viti.

Nëpërmjet rrjetit social Instagram nëna e saj Vanessa, ka bërë një urim prekës dhe shumë emocional në ditën e lindjes së Gianna-s.

“Urime ditëlindjen e 14-të për vogëlushen time të ëmbël, Gianna. Mami të do jashtëzakonisht shumë. Je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon shumë çdo ditë.

Do të dëshiroja të zgjohesha dhe të të kisha pranë. Më mungon buzëqeshja jote, përqafimet tua dhe të qeshurat pafund. Më mungon gjithçka rreth teje, Gigi. Të dua shumë!”, shkruan Vanessa./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd