
Covid-19 nuk mposhtet me karantinim, por me përballje dhe këtë fakt e ka kuptuar fare mirë Qeveria Norvegjeze e cila shpreh shqetësimin se është shkaktuar vonesë për të arritur imunitetin e tufës megjithatë heqja e karantinës funksionoi për mirë.
Tri javë pasi qeveria vendosi hapjen e kopshteve dhe shkollave në mënyrë graduale, por të pandalshme, numri i të infekturave ka rënë dukshëm, nga 200 në 50.
Shpjegimi: Covid-19 luftohet me imunitetin e tufës, d.m.th., fëmijët dhe të rriturit (mosha e parë dhe e dytë) janë mburojë fizike midis personave të infektuar dhe jo të infektuar.
Dy moshat e para, shprehen ekspertët e Institutit Publik Shëndetësor Norvegjez (Folkehelseinstituttet/FHI), janë të afta të shkëpusin zinxhirin e infektimit, si dhe ta përballojnë virusin nëse infektohet me simptoma të lehta.
"Faktisisht analizat tona dështuan, pasi prisnim që numri i të infektuarve të rritej kur u hapën kopshtet dhe shkollat, por rezultoi e kundërta, – thuhet në komunikatën e FHI, duke shtuar, se: "Karantinimi ishte veprimi i nxituar. Testet dhe jeta, megjithatë do të vazhdojnë, – përfundon deklaratën FHI.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





