
Gjenden 60 trupa të pajetë jashtë një shtëpie funeralesh në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trupat e pajetë ishin vendosur në 4 kamionë.
Sipas CNN, shtëpia e funeraleve Andreë Cleckley ishte e mbingarkuar dhe nuk mbeten hapësira për trupat e vdekur, të cilët ishin në pritje të kremimit dhe i përdorën kamionët për ruajtje, tha të mërkurën një zyrtar.
Një prej kamionëve ishte pa ngrirje, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit, ndersa një tjetër burim tha se “kufomat ishin vendosur në akull”.
CNN raporton se ka kontaktuar Shtëpinë e Funeraleve por nuk kanë dhënë koment në lidhje me ngjarjen.
SHBA është vendi me bilancin më të rëndë nga koronavirusi në rang botëror, ku shifrat kanë shkuar afro 68 mijë viktima./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





