Aksidenti i rëndë rrugor në Kosovë, një i vdekur dhe një i plagosur nga përplasja e 2 automjeteve
Transmetuar më 02-05-2020, 18:30

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person ka vdekur si dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Baballoq të Deçanit.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:55, ku janë përfshirë dy automjete.

Në njoftimin e policisë vendase thuhet se:

“– I dyshimti R. D. lindur me 1959, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vend të ngjarjes.

– Viktima Rr. A. lindur me 1997, ka pësuar lëndime dhe është në tretman mjekësor”.

Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/

Loading...