Transmetuar më 02-05-2020, 17:42

Dy paslëkundje të tjera janë regjistruar në Greqi pas tërmetit 6.5 të shkallës rihter.

Të gjitha goditjet u shënuan në jug të Kretës, konkretisht 97 kilometra në jug të Lerapetras.

Lëkundjet u ndien edhe në Athinë, madje deri në brigjet e Izraelit.

Autoritetet kanë lëshuar alarmin për një cunami të mundshëm, pasi epiqendra e lëkundjeve ka qenë në det.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd