Transmetuar më 02-05-2020, 16:43

Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje e cila i hap rrugë punësimit sezonal në shtetin fqinj.

Nga kjo marrëveshje, e cila pritet të zbatohet sapo të hapen kufijtë e mbyllur si pasojë e Coronavirusit, do të përfitojnë deri në 10 mijë shqiptarë.

Kështu, punëtorët shqiptarë mund të punësohen në mbledhjen e frutave kryesisht ne veri të Greqisë.

Duke filluar nga e hëna pronarët do të aplikojnë për t’i marrë ata në punë. Procedura është shumë e thjeshtë, fillimisht një pagesë që do ta kryejnë fermerët grekë si dhe një taksë për sigurimin dhe kontrollin nga Covid-19.

Sa i përket emigrantëve, këta të fundit nuk do të paguajnë asgjë, përveç kostos së udhëtimit.

Emigrantët shqiptarë që do të shkojnë për punë sezonale do të mbajnë maska dhe përdorim dezinfektantë.

Hapat që duhen ndjekur nga punëdhënësit:

1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.

2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit (teksit i gatshëm pranë protokollit)

3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim

4-Deklaratë financiare  e fermerit për vitin 2019.

5-Faturë pagese 100 euro për ccdo të ftuar (pagese në bankë për llogari të shtetit grek)

6-Pagesë 80 euro për testin e covidit, e cila do të bëhet në bankë, për llogari të kompanisë së përzgjedhur për testin.

Pagesat  do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.

7-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë,ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë së caktuara prej qeverisë greke.

8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar.(vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)

9-Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në pikën kufitare të Kapshticës, dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në Selanik.

10-Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësitë e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.

11-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetarë në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin ne fjalë.

12-Procedurat do të plotësoehen brenda dy ditësh, dhe në vazhdim kompania e udhëtimit rakordon lidhur me lëvizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufirare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë.

Faza e dytë është gjetja e punonjësve të tjerë që nuk kanë qenë më parë në Greqi. Ata duhet të aplikojnë në platformën online ‘Punënëgreqi.gr’ , dhe do të marrin udhëzimet e nevojshme. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd