Transmetuar më 02-05-2020, 16:07

Një person i riatdhesuar që u detyrua të qëndronte në hotelin e Kukësit ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është transportuar me urgjencë në Tiranë.

Raportohet se pas mesnatës duke gdhirë dita e sotme, një qytetar shqiptar nga Tirana, i kthyer nga Kosova, është rënduar fizikisht nga simptoma serioze të COVID-19.

I sëmuri është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv sepse gjendja u përkeqësua papritur, thanë burime nga QSUT.

Në datën 23 prill, pacienti kishte hyrë nga Kosova në Kukës nëpërmjet Pikës Kufitare Morinë dhe po qëndronte në karantinën e këtij rajoni. Dhe tetë ditë më pas, gjendja e tij është përkeqësuar aq sa u dërgua me urgjencë në Tiranë.

Në hotelin karantinë gjenden edhe 15 qytetarë të tjerë të kthyer nga Kosova. Nuk konfirmohet nëse i janë bërë tamponët.

Në total numri i të infektuarve në Kukës ka arritur në 5. Gjatë orëve të fundit, janë konfirmuar 7 raste të reja me Còvid-19 në vendin tonë, të cilët ndodhen në Tiranë, në Krujë dhe Kukës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd