Transmetuar më 02-05-2020, 15:54

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e quajti një veprim normal punësimin e gazetares Mira Kazhani në Ujësjellësin e Tiranës, drejtori në varësinë e tij direkte.

Në një intervistë televizive, ai tha se kjo është një praktikë normale në shtete të tilla si SHBA apo Anglia, ku më të mirët merren si konsulentë mediatikë për kompanitë e mëdha.

Pa u futur në analizë të faktit se Mira Kazhani drejton një portal që i bën promovim Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt, duhet thënë se Kazhani nuk po bën këshilltaren për median.

Në dokumentin e publikuar nga media shihet se Mira Kazhani merr 830 mijë lekë të vjetra në muaj si këshilltare ekonomike.

Ajo që dihet është se askush nuk i njeh ndonjë meritë Kazhanit si eksperte e ekonomisë në vend.

Punësimi i Kazhanit në UKT që varet nga bashkia ka sjellë reagime të shumta në rrjet. MEmet e shumta në Facebook dhe Instagram theksojnë se qytetarët nuk kanë ujë në shtëpi për shkak të ‘këshillave’ që jep Kazhani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd