Transmetuar më 02-05-2020, 13:25

“Vdekja e zezë” në plazh për të paralajmëruar pushuesit lidhur me rrezikun e fazës 2 të koronavirusit.

Një veshje e zezë, një mantel i zi dhe një mjet vrasës në dorë, si në skenën e një filmi horror.

Është kjo mënyra në të cilën Daniel Uhlfelder, një avokat amerikan u prezantua në plazhet e Florida, për të paralajmëruar banorët lidhur me rrezikun: covid-19 është ende i përhapur, rrini në shtëpi dhe mos dilni.

Fotografi shokuese të cilat po bëjnë xhiron e botës, ndërkohë që pushuesit nuk rreshtin së dali.

Duke folur për CNN, avokati shpjegoi idenë e tij, “Nuk kemi mjaftueshëm informacione për këtë virus, nuk kemi teste, të dhëna dhe njohje të mjaftueshme. E di se plazhet tona janë shumë të bukura, por nëse nuk marrim masat e duhura, virusi mund të dalë nga kontrolli… dhe plazhet që vizitova të premten ishin tepër, tepër të populluara”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd