Transmetuar më 02-05-2020, 10:55

Presidenti Ilir Meta po e kalon fundjavën në zonën e Kolonjës, aty ku ndodhet qysh prej ditës së premte.

Prej andej ai dërgon një video me një mesazh, ku kërkon që të ndërhyhet për të shpëtuar pishtat në vend.

“Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit”, shkruan Meta.

Ai thotë se vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd