Transmetuar më 02-05-2020, 08:36

Foto ilustruese
Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Maliq të Korçës, ka përfunduar me një të plagosur.
Në fshatin Rrëmbec, babë e bir, kanë plagosur me thikë fqinjin e tyre.
Msohet se Artan Hajredini në bashkëpunim me djalin, kanë goditur fqinjin e tyre Juli Tore.
Për pasojë, Tore ka marrë plagë me gërshërë në pjesën e barkut duke u dërguar në spital.
Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që babë e bir u arrestuan. Lidhur me motivet e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





