Transmetuar më 02-05-2020, 00:03

Mjeku infeksionit Tritan Kalo thotë se mbyllja e njerëzve në shtëpi po u dëmton atyre trurin dhe alarmon se njerëzit duhet të dalin jashtë ambienteve të mbyllura për mos përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes së krijuar.

"Me mbylljen e individëve në shtëpi virusi krijon një dëmtim të trurit dhe hapja duhet të ndodhë sepse duhet të oksigjenohet truri”, tha Kalo në një intervistë televizive mbrëmjen e sotme në AbcNeës.

Megjithatë Kalo i mëshoi nevojës për t’u ruajtur nga virusi i rrezikshëm. "Virusi ka një kohështrirje më të gjatë dhe ka një presion të shtuar për kujdesin që duhet treguar ndaj tij. Edhe vendet që e kanë kaluar valën e madhe, sugjerojnë që të mos neglizhohet distancimi fizik sepse është një virus që do të jetë mes nesh për një kohë të gjatë", – tha mjeku infeksionist Tritan Kalo. Për herë të parë sonte, ai ka pohuar edhe se sa i përket testeve Shqipëria është pak mbrapa. Por shtoi se megjithatë, "ka ikur teoria e kryerjes së testimeve. E rëndësishme, -shtoi Kalo, – është që të kuptojmë se presioni i madh për bërjen e testeve mund të heqë vigjilencën.

"Virusi mund të dalë në një etapë të dytë. Testimi nuk është diçka që ndalon sëmundjen. Fillimisht u bazuam te një politikë e publikuar nga OBSH, që më vonë pati ndryshime.

Rritja e numrit të testimeve mund të na orientojë më mirë për të kuptuar përqindjen e prekur të popullatës, por nëpërmjet seleksionimit të testeve serologjike do të përcaktohet cilët individë kanë Igm dhe IgG", – tha dr.Kalo. Ai paralajmëroi këtu, se "duhet të dimë, që jo të gjitha testet kanë besueshmëri të lartë". /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd