


Nisur edhe nga fakti që prej ditësh është vënë re një ulje e ndjeshme e rasteve të prekura me Coronavirus në vend, janë lehtësuar edhe disa prej masave që u morën në fillim.
Kryeministri Rama bën me dije se kjo hapje do zgjerohet edhe më tej. Kështu, që prej datës 11 maj, të gjithë përdoruesit e automjeteve mund të lëvizin me makinë pa pasur nevojë për autorizim brenda qarkut.
Në po të njëjtën datë pritet të hapen klinikat dentare, berberhanet, dyqanet në qendrat tregtare, dhe parukeritë.
Por hapjet do të shoqërohen me një plan të striktë sigurie.
Ndërkohë edhe shërbimi taksi do të lejohet për udhëtimet ndërqytetase me dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





