Vrasje me thikë në Prizren, humb jetën një i ri
Transmetuar më 01-05-2020, 19:41

Një i ri ka humbur jetën sot në Prizren pasi u godit me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 pas një aksidenti.

Personi që ka ndërruar jetë ishte duke lëvizur me motoçikletë teksa u përplas nga një makinë. Personat që ndodheshin në automjet dolën dhe e goditën me thikë.

Pas ngjarjes është bërë e mundur ndalimi i dy personave, ndërsa nuk dihet identiteti i tyre dhe as i të ndierit.

Ata po pyeten nga autoritetet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

I riu që humbi jetën është një 23-vjeçar nga Prizreni. /k.k/noa.al/

Loading...