Transmetuar më 01-05-2020, 18:37

Japonia njihet për risitë e ndryshme teknologjike. Së fundmi, në dy hotele në Tokio janë vendosur disa robotë të cilët bëjnë të mundur akomodimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Qeveria Metropolitane e Tokios ka menduar që të trajtojë aty pacientët me koronavirus me simptoma më të lehta, që nuk kanë nevojë për trajtim spitalor.

Kështu, një robot pastrimi do të kujdeset për sterilizimin e një zonë të përcaktuar për furnizimet dhe produktet ushqimore.

Ai gjithashtu do të pastrojë zonat e rrezikut të njohura si "zona të kuqe", ku aksesi i personelit është i kufizuar.

Nëse do ketë raste të tjera me COVID që do qëndrojnë në hotele, pritet që të shtohet edhe numri i robotëve. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd